Suksesi i Global Woman ne Hollywood dhe fustanet pink

Një iniciativë e grave të guximshme nga vende të ndryshme u bashkua vite më parë në një platformë të quajtur ‘Global Woman’. Një platformë që frymëzon njerëzimin për të marrë një rrugë të re në jetë, në një kohë kur jetojmë në një shekull konsumizmi dhe paradoksesh.

23262013_10213940685698844_49811400_o

 

Hirësia dhe zëri i brendshëm i gruas që gjeti këtë platformë, Mirela Sulës ka bërë që mijëra gra të aspirojnë për një të ardhme më të mirë. Shumica e tregimeve frymëzuese të ndara gjatë 8 tetorit në West Hollywood, në skenën e Hilton Hotel tregojnë për fuqinë për të ndryshuar veten para se të tjerët të fillojnë të dallojnë ndryshimet e guximshme që një grua mund të bëjë në botë. Të githa gratë e pranishme kanë mbajtur veshje të dizenjuara enkas për to, nga stilistja Mirela Gjoni.

pink hollywood

Mirela Gjoni është shqiptarja e cila ka spikatur me stilin dhe trendet e reja që prezanton. Veshjet e saj janë thellësisht të tuat, ato janë trupi yt, ndaj secilës që i vesh, i ngjan se i ka merituar, jo se janë arti i duarve të padukshme të një gruaje që nëse do kishte folur më shumë për vete dhe fustanet e saj, të gjithë do e kishin ditur se ajo mund të ishte një Coco Channel shqiptar. Fustanet e Mirelës janë tashmë unike, nuk blihen në asnjë dyqan të botës. Nuk ka të ngjashme si ajo ,që t’i tregosh çfarë do të doje të vishje në mëngjes dhe në darkë ta kesh gati, ta kesh veshur në trup veshjen tënde që të veçon në çdo sallë apo eveniment ku shkon. Këtë frymë mode dhe risie Mirela Gjoni e përcolli në veshjet e krijuara dhe ideuara enkas për dokumentarin e Global Woman. Veshja ishte një aspekt shumë interesant, por “Global Woman”  nuk u ndal me kaq.

 

22405466_1928618434068125_1688730507665398422_n

Ajo organizoi një nga konferencat më të jashtëzakonshme në Hollywood, ku Mirela Sula prezantoi dy projektet e radhës. ‘Phenomenal Global Woman’ është libri që Mirela ka sjellë në botim për tu ardhur në ndihmë grave, me gamë historish frymëzuese të një mendje e zemre të artë gruaje.

Mirela Sula, themeluesja e “Global Woman”  dhe njëkohësisht organizatorja mbledhi 10 gra nga e gjithë bota për të folur në Hollywood, për të treguar historitë e tyre frymëzuese, të cilat u bënë pjesë e një dokumentari me titullin: ‘Phenomenal Global Woman’, i cili do të transmetohet në PBS TV in Hollywood.

20590837_10211756956312224_480748800_o (1)

Ishin të pranishme gra që u flasin grave, sesi duhet të veprojnë për të rritur potencialin e tyre mendor dhe emocional dhe se si mund të mësojnë ta përdorin botën e tyre të brendshme në funksion të qëllimeve të tyre të jetës, të ëndrrave dhe synimeve në biznes, sipërmarrje apo kudo. Në këtë organizim fenomenal morën pjesë gra të fuqishme, që kanë një profil të caktuar publik dhe shoqëror në vendet nga vijnë, gra që frymëzojnë dhe ju mësojnë sesi ta çoni suksesin dhe zhvillimin tuaj mendor në një nivel tjetër.

22282054_1929190560654845_9219267464230347977_n

Më pikantaja e turneu frymëzues të përmasave të mëdha dhe fenomenale, është  fakti se ato folën për të inkurajuar dhe për të ndarë me të pranishmit të gjitha sfidat dhe peripecitë që u janë dashur për të takuar suksesin në jetë. Mirela mendon se gratë e fuqishme dhe të vendosura mund t’i kthejnë ëndrrat në realitet. Ja fjalët e saj emocionuese në Hollywood:

22279347_10213725339875333_945699201_o

 

“Unë kam qenë e motivuar për të filluar këtë iniciativë për ngritjen e vetëdijes për fuqizimin e gruas përmes ndarjes së rrëfimeve të tyre, gjë që çoi në vizionin dhe krijimin e ‘Global Woman Club’ për gratë anembanë botës”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *