Inva dhe Hetem Ramadani

Nga Mirela Sula

Gjithmonë e kam ndjekur me admirim historinë e tyre të dashurisë dhe gjithnjë kam besuar se lidhja e tyre ishte si një përralle. Kam pasur fatin t’i njoh të dy nga afer dhe të influencohem nga energjia pozitive që ata përcjellin. Kanë ardhur në këtë botë jo pa arsye, por për të kontribuar me misionin e tyre, dhe janë bërë bashkë jo rastësisht por siç thotë shpesh Hetemi: “Na ka lidhur Universi”. Dhe shumëkush mund të mendojë “Kjo histori është shumë e bukur për të qenë e vërtetë” – fatmirësisht është, dhe duke qenë e tillë e bëjnë këtë botë të duket më e bukur. Në këtë prag krishtlindjesh i kam ftuar të ndajnë me ne mesazhin e fundvitit! Inva Mula dhe Hetem Ramadani nga Dubai sëbahsku me Ninën e bukur janë duke festuar sukseset që ky vit u ka sjellë, dhe duke pritur me gëzim krishtlindjet sëbashku.

 

inva ok

 

Projektet e tyre janë shpesh të manifestuara në anë të ndryshme të botës, të dy në kulmin e suksesit: njëri flet me mrekullinë e artit dhe tjetri me inteligjencën e biznesit. Të dy bashkë bëjnë shumë më tepër se sa të ndarë, dhe në fakt janë më të bashkuar se kurrë, edhe pse u duhet të udhëtojnë vazhdimisht. Pas lajmit të rremë që mbushën mediat pak ditë më parë, i gjej bashkë teksa bëhen gati për të pritur një vit të ri plot burime të reja. Në një intervistë ekskluzive kanë përcjellë jo vetëm mesazhin e fundvitit për shqiptarët por edhe planet e përbashkëta për 2016!

 

inva 6

 Inva Mula

Një vit plot suksese dhe me Hetemin

Programi i saj këtë vit ka qenë teper intensiv dhe i larmishem për të në raport me vitet e tjera. E kemi parë të interpretojë në shumë skena botërore, si ne teatrin antik te Choregie d’Orange në France ne krah te tenorit te famshem Johanes Kaufman ashtu dhe në Palais de Festival të Cannes (Kane), në koncert me tenorin e famshëm Roberto Alagna, në koncertin e titulluar “Yjet e Shekspirit” , ne teatrin Euskalduna te Bilbaos në krah te një tenori tjetër te famshem Gregory Kunde, por dhe në Grand Rex në Paris me kompozitorin e filmit elementi i pestë Eric Serra duke interpretuar për herë të parë live muzikën nga ky film. Në Moskë në rihpjen e teatrit të famshëm Helikon, në një koncert te shkëlqyer, apo dy herë gjatë vitit e ftuar në sallën e re të Filarmonise së Parisit e shumë të tjera.

 

inva 1

 

Jemi në këtë pragfundviti, një udhetim një vjaçar për ju mbushur plot sukesese dhe arritje – si do ta përshkruanit 2015?

E vetmja gjë që mund të konstatoj është si iku dhe ky vit kaq shpejt! Për të tjerat nuk bëj analizë pasi çdo ditë dhe vit nuk i ngjan tjetrit, mjafton të jemi mirë dhe të dëgjojmë vetëm mirë për të gjithë të dashurit tanë.

Cilat janë surprizat më të bukura që ju ka ofruar ky vit në karrieren tuaj?

Ka patur plot evente, nuk i kanë ngjarë njëri tjetrit, shumëllojshmëri repertori dhe ambienti, takime, bashkëpunime por do të veçoja dy ngjarje që i kam përjetuar ndryshe. E para lidhet me bashkëpunimin që pata me TOB në Tiranë për vënien ne skenë të operas Pagliaçi. Ishte eksperienca ime e parë si regjizore dhe një pune krijuese e cila më dha shumë sadisfaksion profesional. Punova gjatë një muaji me artistë të mrekullueshëm të cilët më mësuan dhe u mësova, e gjithashtu përfituam nga përvoja e njëri tjetrit. Arritëm të realizojmë një spektakël me plot kuptimin e fjalës pasionant, të vërtetë, të veçantë dhe me shumë dashuri. Ngjarja e dytë ka të bëjë me realizimin e himnit kushtuar nënë Terezës. Një iniciativë kjo e shkëlqyer që mori rruge për të kulmuar në një koncert madhështor në katedralen e Prishtines. Fakti që këto ditë Nënë Tereza shpallet shenjt nga Papa Francesku na jep shpresa që do këndojmë për të në gjuhën tonë në zemër të Vatikanit dhe ky është një mision i cili na bën krenar për të përmbushur sado pak detyrimet që kemi ndaj Nënë Terezës.

Si po e përjetoni rritjen e Ninës dhe cfarë ndikimi ka bashkëshrorti juaj Hetemi në jetën e saj si baba?

Nëse unë mundohem të jem e “rreptë” me moton që fëmijës duhet t’i japësh jo atë që do por atë që duhet, Hetemi është gjithë kohës i gjunjëzuar nga sharmi dhe nazet e Loçkës së vogël dhe i është kthyer përrallave të cilat i tregon me një pasion prej aktori.

Shumë shqiptarë e kanë ndjekur me admirim lidhjen tuaj të dashurisë – por ndërkohë edhe me kureshjte shpesh herë duke ju bërë qendër të lajmeve – si e përjetuat lajmin e fundit që disa media shpërndanë për ndarjen tuaj?

Ishte një ngjarje nga më qesharaket! Ndodhesha në një shitore dhe po zgjidhja disa dhurata për festat kur më telefonojne nga Shqipëria dhe paraqitet një gazetare të cilën nuk e njihja. Me të degjuar zërin tim me thotë: është i vërtetë lajmi që ka pushtuar gjithe shtypin sot në lidhje me ndarjen nga zoti Ramadani! Ne fakt nuk e kuptova mirë pasi ishte e papritur që të dëgjoja një pyetje të tillë! Më vonë gazetarja insiston dhe kërkon me ngulm një informacion të vlefshem për gazetën e saj duke më pyetur: por mos është në krizë lidhja? E vetmja gjë që më erdhi në atë moment si pergjigje ishte: ç’janë këto budallallëqe!

“Mora Hetemin në telefon i cili  ishte në udhëtim dhe i thashë: mos di gjë t’i që jemi ndarë se unë tani po e marr vesh”!?

Mbylla telefonin dhe vazhdova të zgjidhja dhuratat për të cilat isha nisur. Kur erdha në shtëpi dhe hapa shtypin e pashë që paska marrë nga ky lajm. Atëherë mora Hetemin në telefon i cili  ishte në udhëtim dhe i thashë: mos di gjë t’i që jemi ndarë se unë tani po e marr vesh!? Kjo ishte e gjithë historia.

 

inva 3

 

Sa e vështirë është për një grua shqiptare të menaxhojë sfida të tilla, të mbajë një karrierë në sukses dhe njëkohësisht një familje të shëndetshme?

Mendoj se për çdo grua që bën karriere ka vështirësi të cilat kushtëzohen, në radhë të parë nga koha fizike që kemi në dispozicion. Kur mendoj që ku e gjejmë forcën për të qenë kudo, kurdo, me buzëqeshje, me forcë, me dhemshuri, me durim, me dyshime, me vendosmëri. Të qenit shqiptare nuk ndryshon gje pasi sot sfidat nuk janë locale, sidomos e imja ka qenë internacionale, por kurrë nuk nuk e kam patur kompleks prejardhjen nga një vend i vogël, përkundrazi me ka ardhur mirë që në hapat e mia në jetë kam bërë të njihet dhe vendi nga unë vij, dhe muzika dhe arti i një kombi të vogël por që ka shumë për të thënë.

“Kam shumë fat që jam nënë e dy gjeneratave të ndryshme, më duket që Zoti më ka dhënë dy jetë të cilat ndërthuren me njëra tjetren…”

Ndërkohë nuk është e lehtë që të qëndrosh në majat e suksesit dhe njëkohesit të jesh nënë dhe bashkëshorte, sa e vështirë ka qenë për ju t’i menaxhoni këto role?

Është gjithnjë çeshtje ekulibrash. Një peshore e cila çdo moment kerkon gurët e vet të vegjël dhe të mëdhej që të fuksionoje!Ne jemi me shumë fat që po përjetojmë rritjen e një vajze të vogël e cila ndryshon nga dita në ditë dhe na jep një energji që rifreskohet në çdo moment. Kam shumë fat që jam nënë e dy gjeneratave të ndryshme, më duket që Zoti më ka dhënë dy jetë të cilat ndërthuren me njëra tjetren, diku duke luajtur me kukulla dhe më pas në një koncert të muzikës elektronike! Kjo është eksperienca më e bukur të cilën duhet ta provosh për ta kuptuar .

Cili është mesazhi që do u jepje shqiptarëve në këto prag festash?

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një vetëndergjegjesim drejt asaj ku po shkojmë . Kam pershtypjen sa më shume teknologjia na mundëson të jemi të lidhur me njëri tjetrin aq më shumë demagogjitë dhe intersat po largojnë njerëzit nga njëri tjetri për t’u përballuar me konflikte, eksode, trishtim, pasiguri. Uroj qe ky vetendërgjegjesim t’i ndodhë kujdo në jetë dhe secili nga ne duhet të kontribuojë për rolin e tij të vogël dhe të madh për një botë më të mirë.

 

Nina
Nina e vogel ne prag te Krishtlindjeve, 2015

 

@TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA NGA: ALBANIAN WOMAN

One thought on “MESAZHI YNE I FUNDVITIT PER SHQIPTARET

  1. Une kam patur fatin ta takoj Inven bashke me bashkeshortin ne Dubai. Eshte nje grua fantastike dhe e mrekullueshme. I uroj festat e fundvitit. Te kete shendet dhe lumturi ne familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *