MasterMind Class

Tri mënyra për të arritur sukses

 

Para 20 vitesh, ekzakt në vjeshte te vitit 1997 ishte casti kur mendova se jeta ime mori fund the nuk kam më asnjë arsye për të jetuar. Ëndrrat e mia të marra për t’u bërë poete, shkrimtare, gazetare… një grua që ëndërronte të prekte qiellin me dorë brenda natës u shëndrruan në pika të errëta që përfunduan në humnerën e depresionit tim. Në atë kohë nuk e dija cfarë do të thoshte depression, jetoja në fshat dhe rruga e makinës pothuajse nuk ekzistonte. Kur kisha fatin të dilja ndonjëherë në qytet duhej të ecja te paktën një ore me këmbë. Imagjinoni, një grua të re që sapo ja humbur fëmijën, gjënë më të shtrenjtë në botë, ka humbur cdo shpresë që jeta e saj mund të ndryshojë, ka humbur forcën për te jetuar…

Sot, kur e kthej kokën pas për të parë atë grua të mjeruar, ndihem me fat që nuk jam më në atë pellg të errët, por mendoj për sa e sa gra të mund të jenë akoma duke u përpëlitur për të gjetur një dritë jeshile ku të kapen e të dalin në breg të shpresës.

Me datë 19-20 Nëntor do të organizojmë “Global Woman Business Forum” I cili do të jëte FALAS dhe do të sjellë njerëz të sukessshëm nga vende të ndryshme të botës. Në këto dy ditë do të keni mundësinë të zgjeroni mendjen tuaj dhe të krijoni një vision për të ardhmen.

 

Pas dy ditësh dedikuar në këtë forum do të organizohet

MasterMind Class

Me datë 21 Nëntor në Hotel Tirana me jo më shumë se 15 veta që do t’ju japë mundësinë të eksploroni mundësitë që keni brenda vetes dhe për të rritur kapacitetin e vetëzhvillimit tuaj personal, professional dhe financiar.

Në këtë link do të gjeni detajet për t’u regjistruar në Forumin dy ditor që është FALAS.

REGJISTROHUNI KËTU FALAS

VENDET E LIMITUARA

 

18835782_1473139532744058_6079192625226268098_n

Pjesëmarrësit për MasterMindClass ne gjuhen shqipe do të përzgjidhen gjatë forumit – dhe pjesëmrraja do të jetë kundrejt pagesës.

Në këtë MasterMindClass do të mësoni tri mënyra për të arritur sukses

 1) Potenciali i Mendjes

  • Si të menaxhoni fuqinë e mendjes për të arritur sukses në jetë?
  • Si të identifikoni bllokimet e mendjes dhe t’i ktheni ato në potenciale për të realizuar ëndrrat tuaja
  • Si të krijoni mundësi të reja për veten, dhe t’i gjeni ato në jetën e përditshme
  • Si të menaxhoni karrierën tuaj dhe gjeni drejtimin e duhur
  • Si të krijoni impakt tek njerëzit dhe të fitoni besimin e tyre
  • Si të rrisni konfidencën dhe vetë-vlerësimin
  • Si ta ktheni fuqinë e mendjes në fitime financiare
  • Si të gjeni një punë
  • Si të hapni një bizness, ta rrisni atë dhe të bëheni të suksesshëm

2) Fuqia e Network

  • Si të krijoni marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët
  • Si të menaxhoni/zgjidhni konfliktet me të tjerët
  • Si t’i ktheni marrëdhëniet me të tjerët në përfitime financiare
  • Si të rrisni financat tuaja duke rritur cilësine e marrëdhënieve me të tjerët
  • Si të bindni të tjerët për të punuar me ju dhe për të besuar në iniciativat tuaja
  • Si krijoni një platformë dhe ta përdorni atë për të rritur financat tuaja

3) Rëndësia e Brandit

  • Si të krijoni brandin tuaj
  • Si të shkruani një libër dhe ta botoni atë
  • Si të botoni një libër në gjuhë të huaj dhe të bëheni best-seller
  • Si të tërhiqni vëmendjen e medias dhe të rrisni audiencën tuaj
  • Si ta përdorni social media për të rritur PR dhe financat tuaja
  • Si të bëheni public speaker
  • Si të krijoni influence në botë

Ky mund të jetë një investim që do të ndryshojë jetën tuaj. Vendet janë të limitura

KUSH ESHTE MIRELA SULA

WhatsApp Image 2017-08-28 at 18.40.11

Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës      në Psikologji në Universitetin Regents. Pas suksesit që arriti në Tiranë, duke hapur të parën revistë psikologjike në Shqipëri, e më pas duke drejtuar biznesin e saj dhe njëkohësisht e pranishme në shumë media televizive e drejtuar projekte të suksesshme për gratë, Mirela ka ndjekur të njëjtin sukses edhe në Angli. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuër si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Europian të Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar “Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje” për rreth tree vjet dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”. Mirela është autore e shumë librave dhe dy të fundit “Mos e Lër Mendjen të Ikë” dhe “Mos e Lër Dashurinë të Ikë” janë ndër librat më të shitur shqip. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi dhe së shpejti pritet të botohet në Itali.

Tashmë në Londër, krahas studimeve të doktoraturës Mirela ka ndërmarrë një sërë iniciativash dhe në mënyrë paralele është angazhuar me shumë projekte globale. Sukseset e saj nisën fillimisht me “Albanian Woman” një revistë për gratë shqiptare që jetojnë në mbarë botën, pastaj me “Migrant Woman” një platformë që përfshin botimin e një reviste dhe shoqatën në ndihmë të grave emigrante. Pjesë e kësaj platforme është e oragnizimi vjetor i një Konference Ndërkombëtare, e vetmja në llojin e vet ku jepen cmime për të vlerësuar arritjet e grave emigrante në Angli. Më vonë Mirela themeloi edhe “Global Woman” një kompani globale që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre. Pltaforma e Global Woman përfshin: Global Woman Magazine, organizimin e Global Woman Summit, Global Woman Entrepreneurship Forum, Global Woman Club, dhe Global Woman Institute. Mirela sapo ka lancuar programin e saj të mentorimit “Fuqizimi I Gruas përmes Fuqizimit të Mendjes” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur për këtë temë në konferenca të ndryshme. Ajo ka ndarë të njëjtin podium me emra të mëdhenj botërorë si Dr John Demartini, Dr Ervin Lazslo, Dr Fab Mancini, Sharon Lechter, John Lee, Kim Kyasaki Fiona Harrolds etj. Mirela ka qene e ftuar në media të ndryshme në Angli si: BBC Radio për emisionin e famshëm “Ora e Grave”, London Live në emisionin e lajmeve dhe intervistë kryesore, dhe puna e saj është pasqyruar në shumë gazeta për biznesin dhe kulturën në Angli përshirë edhe Evening Standard.

Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” në Angli dhe në 2014 është zgjedhur si një ndër dhjetë gratë lidere në botë për ditën e “Entrepreneurship” nga ICSB (International Council for Small Businesses) Keshilli Ndërkombëtar I Bizneseve të Vogla. Në 2016 libri “Mos e Lër Mendjen të Ikë” mori cmimin si Libri I Vitit në Angli nga “Cmimi I Autorëve”, Në Mars të Vitit 2017 merr cmimin si gruaja influencuese e Vitit, në Angli. Dhe po këtë vit në Tetor Mirela merr cmimin “Gruaja Universale e Vitit” nga Akademia Universale e Zvicrës. Pas suksesit të “Global Woman Club” që sot operon në 14 shtete Mirela ka investuar në një platform online që ka si fokus të fuzizojë gratë në biznes. Mirela sapo është kthyer nga Hollywood pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati më “Phenomenal Global Woman Show”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *