Fuqizimi I Gruas – Fuqizimi I Mendjes

Hotel Plaza – Tiranë

Date, 17 Nëntor

Ora 09.00 – 17.00

Seminar 1 ditor me psikologen Mirela Sula, autore e librit “Mos e Ler Mendjen te Ike”.

 

REZERVONI BILETEN KETU

 

Pas suksesit te librit “Mos e Lër Mendjen të Ikë” si dhe sukseset e njëpasnjëshme qe ka arritur në Londër me punën e saj të dedikaur në ndihmë të grave, Mirela Sula kthehet në Shqipëri me një seminar ekskluziv për të fuqizuar gratë.

 

eventi-plaza-nov

 

Cfarë do të mësoni në këtë seminar?

 

  • Si të menaxhoni fuqinë e mendjes për të arritur sukses në jetë?
  • Si të identifikoni bllokimet e mendjes dhe t’i ktheni ato në potenciale për të realizuar ëndrrat tuaja
  • Si të krijoni mundësi të reja për veten, dhe t’i gjeni ato në jetën e përditshme
  • Si të menaxhoni karrierën tuaj dhe gjeni drejtimin e duhur
  • Si të krijoni impakt tek njerëzit dhe të fitoni besimin e tyre
  • Si të rrisni konfidencën dhe vetë-vlerësimin
  • Si ta ktheni fuqinë e mendjes në fitime financiare
  • Si të gjeni një punë
  • Si të hapni një bizness, ta rrisni atë dhe të bëheni të suksesshëm

 

14570769_10155300855914097_989550699741269540_o

Në seminar do të prezantojnë edhe dy panele me emra të njohur në fushën e psikologjisë dhe shoqërisë civile

 

Fuqizimi i Mendjes

Moderuese Mirela Sula

Te ftuara

Denada Toce

Fiorela Shalsi

Jorida Rustemi

Aleksandra Citozi

 

14467173_10155269598849097_1617351350_o

Fuqizimi I Gruas

Moderuese Mirela Sula

Të Ftuara

Sevim Arbana

Edlira Cepani

Valbona Sulce

Flutura Acka

 

14853221_10155389866569097_2145807603617426968_o

Të Ftuara nga Kosova

Jehona Sopi

Eliza Hoxha

Valdete Idrizi

 

REZERVONI BILETEN KETU

 

Kush është Mirela Sula?

 

902683_10200844702707454_403738590_o

Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës      në Psikologji në Universitetin Regents. Pas suksesit që arriti në Tiranë, duke hapur të parën revistë psikologjike në Shqipëri, e më pas duke drejtuar biznesin e saj dhe njëkohësisht e pranishme në shumë media televizive e drejtuar projekte të suksesshme për gratë, Mirela ka ndjekur të njëjtin sukses edhe në Angli. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuër si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Europian të Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar “Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje” për rreth tree vjet dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”. Mirela është autore e shumë librave dhe dy të fundit “Mos e Lër Mendjen të Ikë” dhe “Mos e Lër Dashurinë të Ikë” janë ndër librat më të shitur shqip. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi dhe së shpejti pritet të botohet në Itali.

Tashmë në Londër, krahas studimeve të doktoraturës Mirela ka ndërmarrë një sërë iniciativash dhe në mënyrë paralele është angazhuar me shumë projekte globale. Sukseset e saj nisën fillimisht me “Albanian Woman” një revistë për gratë shqiptare që jetojnë në mbarë botën, pastaj me “Migrant Woman” një platformë që përfshin botimin e një reviste dhe shoqatën në ndihmë të grave emigrante. Pjesë e kësaj platforme është e oragnizimi vjetor i një Konference Ndërkombëtare, e vetmja në llojin e vet ku jepen cmime për të vlerësuar arritjet e grave emigrante në Angli. Më vonë Mirela themeloi edhe “Global Woman” një kompani globale që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre. Pltaforma e Global Woman përfshin: Global Woman Magazine, oragnizimin e Global Woman Summit, Global Woman Entrepreneurship Forum, Global Woman Club, dhe Global Woman Institute. Mirela sapo ka lancuar programin e saj të mentorimit “Fuqizimi I Gruas përmes Fuqizimit të Mendjes” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur për këtë temë në konferenca të ndryshme. Ajo ka ndarë të njëjtin podium me emra të mëdhenj botërorë si Dr John Demartini, Dr Ervin Lazslo, Dr Fab Mancini, Sharon Lechter, John Lee, Fiona Harrolds etj. Mirela ka qene e ftuar në media të ndryshme në Angli si: BBC Radio për emisionin e famshëm “Ora e Grave”, London Live në emisionin e lajmeve dhe intervistë kryesore, dhe puna e saj është pasqyruar nëshumë gazeta për biznesin dhe kulturën në Angli përshirë edhe Evening Standard.

Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” në Angli dhe në 2014 është zgjedhur si një ndër dhjetë gratë lidere në botë për ditën e “Entrepreneurship” nga ICSB (International Council for Small Businesses) Keshilli Ndërkombëtar I Bizneseve të Vogla.

11930773_1038971152800065_4453701849180537451_o

REZERVONI BILETEN KETU

 

www.mirelasula.com

www.globalwoman.co

www.globalwomansummit.com

www.migrantwoman.co

www.migrantwomantalks.com 

 

11781644_1017879644909216_609577186810620820_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *