Manjola Sula

Shumë gra kanë ndjekur burrat në emigrim për një jetë më të mirë. Manjola ka marrë iniciativën vetë që bashkë me familjen të provonte një jetë përtej kufijve. Pas disa vitesh në Itali, ku ka investuar për profesionin e saj ajo ka vendosur të kthehet në atdhe. Profesioni i parukieres është tashmë një nga më të përhapurit në Tiranë. Kjo tregon se gratë shqiptare duan të kujdesen për veten dhe pamjen e jashtme. Kohët e fundit, Manjola thotë se për shkak të krizës financiare gratë i kërkojnë shërbimet e sallonit të saj edhe pse shpesh nuk kanë para për të paguar. Dëshira për t’u dukur bukur ndonjëherë i kalon pengesat financiare. Edhe Manjola, ka kaluar çdo pengesë tashmë për ta ofruar talentin e saj për shqiptarët. Pas tre vitesh përvojë nga rikthimi i saj na rrëfen se si e ka ngritur me sukses parukerinë me emër “Planet Hair Lola”

 

11174351_873444016055326_7885706083820822250_o

 

Pas një emigracioni të gjatë në Itali vendose të kthehesh në Shqipëri. Ccfarë ju shtyu të ktheheni?

Në cfarëdolloj vendi të huaj, jeta e emigrantit është e vështirë. Është e vërtetë që Italia të ofron kushte më të mira se këtu, më shumë mundësi punësimi, por gjithsesi puna jote nuk do të vlerësohet ashtu sicc vërtetë e meriton. Shpërblimi monetar është ai që të mban lidhur në një vend të huaj, por gjithësesi është vlerësim i ftohtë. Gjithmonë brenda vetes ndihesha e huaj dhe pa mbeshtetje. U ktheva në vendin tim, aty ku puna do më falte jo vetëm të ardhura por dhe kënaqësinë e të shërbyerit për bashkatdhetarët e mi.

A është e vështirë të përshtatesh në vendin tënd pas shumë viteve lrguar?

Mungesa prej disa vitesh me krijoji goxha boshllëqe, më ndryshoi mënyrën e të jetuarit, të menduarit dhe vepruarit. Mendoja se do ta kisha të vështirë kur të vija por malli dhe dëshira për të qenë në vendin tim më ndihmoi të adaptohesha shpejt me rutinën e re por edhe të vjetër në të njëjtën kohë. Njeriu është elastik për fat të mirë.

Ndërkohë keni hapur biznesin tuaj – si keni arritur ta ngreni klientlën duke ardhur nga jashtë?

Për mua ishte shumë e rëndësishme periudha që kalova andej, më ndihmoi të rimëkëmbesha disi, të kualifikohesha nga ana profesionale në fushën që unë punoj. Ngritja e biznesit ka qenë disi e vështirë për mua që kisha një shkëputje disa vjeccare nga Shqipëria. Më është dashur një plan i gjatë në mendjen time dhe një studim tregu për së largu me anë të miqve të mi dhe të afërmve që kisha këtu. Fryma e re që solla në këtë fushë, më ndihmoi qeë me pak durim të krijoj klientelën time, por pjesa më e vështirë është ruajtja e kësaj klientele.

Cfarë ju ka mësuar më shumë emigracioni?

Ccdo gjë e mirë e ka një të keqe dhe anasjelltas. Sakrifica që bëra gjithë këto vite larg vendit tim, nevoja për të mbijetuar në një tokë të huaj, më ndihmoi të kuptoj diccka shumë të rëndësishme: Njeriu paska fuqi te pashtershme në vetvete, s’duhet asnjëherë të humbasim besimin te vetja sepse gjithmonë ajo do të na surprizoje. Për më tepër, në një vend si Italia mësova kulturën e punës dhe dashurinë për të.

Ku ndryshon profesioni i parukuieres në Shqipëri krahasuar me Italinë?

Ndryshimi që kam vënë re unë është mënyra e trajtimit të klientit. Atje mundohen të kuptojnë vërtetë se ccfarë kërkon klienti, mundohen të plotësojnë kërkesat e klientit jo kundrejt çdo çmimi, me një fjalë të realizojnë dëshirat e tij, duke mos pasur si qellim kurimin e bukurisë dhe ruajtjen e saj por realizimin me çdo kusht dhe te pamundurës.

Për ju cila përvojë ka qenë më e mirë, në Itali apo Shqipëri?

Për mua ishte një fat i madh që mora njohuritë në një nga vendet më të afirmuara në fushën time por jam akoma me më shumë fat që arrita dhe e praktikova në vendin tim, kjo më ndihmoi të perfeksionoj aftësitë e mia duke u përshtatur me kërkesat e tregut këtu.

Ç’mendim keni për gratë shqiptare që vijnë të marrin shërbimet në sallonin tuaj – ku ndryshojnë me ato italiane?

Ajo që kam vënë re unë është se femrat këtu në Shqipëri, kërkojnë shërbimin e sallonit në një kohë që edhe s’mund ta perballojnë atë. Ketu kemi të bëjmë me një sherbim që është lluks dhe kjo gjë nuk është aspak koherente me gjendjen aktuale ekonomike që po përjeton shumica e njerëzve.

 

 

12046918_909211909168350_8974959797540754877_n 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *