Nga Mirela Sula*
Natyra njerëzore është gjithmonë në kërkim të shprehjes së harmonisë në të gjitha dimensionet.
1. Aktivizoni këtë harmoni brenda vetes dhe kërkoni të bëheni cfarë gjithnjë keni dashur në jetë.
Shpesh herë tentojmë të nisim shumë gjëra dhe jemi të vendosur t’i mbarojmë, pa u dorëzuar. Nuk duam ta lejojmë veten të krijojmë zakonet e dështimit.
2. Merrni përsipër të bëni çfarë rezonon me qëllimin tuaj. Kur jemi në ndjekje të misionit dhe kemi një kauze të mirë, Universi nuk lë asgjë dhe askënd të na pengojë.
Një ide e vetme mund të vlejë miliona lek, dhe këto ide kërkojnë një mendje vigjilente.
3. Bëhuni vigjilent dhe ngrijeni veten ne nje nivel te larte vetedijeje që të jeni të gatshëm t’i kuptoni shenjat e ideve brilante kur të jenë duke ardhur.
Jeta është shkëmbim i të vjetrës me të renë
4. Lejoni të shkojë cfarë është duke ikur dhe lehtesoni të vijë çfarë është duke ardhur në jetën tuaj…
Në mënyrë që të përmirësojmë rrethanat tona, duhet të përmirësojmë veten më parë.
5. Përmirësoni mendimet dhe dëshirat tuaja. Bëni kujdes që ajo çfarë dëshironi për veten të jetë ajo çfarë uroni për çdo kënd tjetër gjithashtu.
Burimi i jetës rrjedh brenda nesh
6. PërqendrohunI tek gjërat që doni dhe jo në ato që nuk doni. Rrisni besimin në vete, kurajon dhe ndjenjat të cilat ju sjellin rezultatet që dëshironi duke pasuruar botën tuaj të brendshme.
Fuqia mendore është një forcë krijuese
7. Prodhoni progresin më të madh mendor dhe rrisni aftësinë të krijoni për veten. Kur e them këtë, nuk nënkuptoj të marrim nga të tjerët, por të zhvilloni intuitën dhe mencurinë brenda jush që të ndani gëzimet me të tjerët.
RRISNI DASHURINE PER VETEN – MOS E LINI TE IKE
Kur të zgjohesh nesër në mëngjes
Ta ndjesh frymën e erës së re
Ftoje të vijë brenda
Mos e lër të ikë
Kur ta ndjesh erën të të prekë
Lejoje ndjelljen tënde të hyjë në Univers
Mos e lër të ikë
Kur të prekësh valët e Universit
Dhe energjia të përshkojë trupin tënd
Ftoje veten të vallëzojë me të
Është momenti yt
Mos e lër të ikë
Kur të shohësh njerëzit që të shtyjnë
Rrite hapin tënd dhe thirre besimin të vijë
Mos e lër të ikë
Kur të të kaplojë frika e humbjes
Gjeje dorën e një miku
Shtrëngoje fort dhe mbaju aty
Mos e lër të ikë
Kur të rrëzohesh nga dështimi i radhës
Dhe të paguash për të me pahir
Kërkoje leksionin në faturën e tij
Mos e lër të ikë
Kur të marrësh leksionet e humbjeve që shkuan
Prej një biletë dhe nis udhëtim të ri
Mos e lër të ikë
Shumë gjëra na ikin në jetë
Por gjithmonë e ka një shans të dytë
E ka emrin nesër
Prite me durim dhe lëre gëzimin të vijë
Me Vitin e Ri 2014
- Autore e librave: “Mos e Ler Dashurine” te Ike dhe “Mos e Ler Mendjen te Ike”