JA PSE ME KANE FRYMEZUAR NE 2015
Vera Ora – një grua e suksesshme në profesionin e saj si psikiatre, dhe një model si nënë, si shoqe dhe atdhetare. Një krenari për të gjithë shqiptarët për emrin që Rita Ora ka krijuar në mbarë botën.
Nora Weller – një grua në kulmin e karrierës që ka investuar shumë në rritjen e saj personale dhe profesionale dhe punon për të ngritur vlerat e vendit të saj kudo në botë.
Iris Çarcani – një profesioniste e zonja që ka ndërtuar suksese të njëpasnjëshme në profesionin e saj si psikiatre prej vitesh në Londër dhe ka ndihmuar pa fund njerëz në fushën e shëndetit mendor.
Kristale Rama – një ikonë e bukurisë, modestisë dhe mencurisë që përcjell energji pozitive e harmoni tek njerëzit dhe botën që e rrethon.
Julia Goga Cook– një grua që ka ngritur një karrierë brilante në gazetari dhe e para shqiptare që ka kontribuar si gazetare në BBC. Njëkohësisht një shenbull i kreativitetit dhe inovacionit në shumë projekte që ka ndërmarrë.
Dashi Alpion – një grua që ka ecur përpara në karrierë dhe ka ndërtuar një familje model bashkë me të shoqin Gëzim Alpion. Një shembull për të gjithë shqiptarët në Angli.
Lida Rragami – një grua plot ambicie dhe përkushtim jo vetëm ndaj karrierës së saj por edhe për iniciativat e biznesit dhe dëshirën për të kontribuar për gratë shqiptare kudo në botë.
Adelina Badivuku – një grua me kurajo dhe iniciativa për të kontribuar për komunitetin shqiptar dhe krijuar evente bamirësie në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Valbona Ismaili Luta – një grua intelektuale që ka investuar në rritjen artistike dhe letrare të komunitetit shqiptar dhe kontribuar me modelin e saj të shkëlqyer në shumë dimensione.
Albana Vata – një grua që reflekton mirësi, maturi, profesionalizëm dhe gëzon respekt në komunitet duke kontribuar në larminë e aktiviteteve shqiptare në Londër.
Mirkena Palluqi – një grua që ka dhënë një kontribut të jashtëzaknshëm në projektin “Fuqizimi i grave shqiptare në Angli” dhe ka ndihmuar shumë gra që kanë vuajtur nga dhuna.
Rozina Thaci – një grua që ka arritur shumë në një vend të huaj. Sot një psikologe e njohur edhe në Londër që ndihmon njerëzit që hasin probleme në shendetin mendor.
Luljeta Nuzi – një grua që ka ngritur një model suksesi siç është Shpresa Programme dhe ka aplikuar shumë projekte në ndihmë të komunitetit shqiptar në Londër
Flutura Zhuta – një grua që prej vitesh nga punuar për të frymëzuar dhe motivuar gratë shqiptare jo vetëm në Angli por edhe përtej me programin e saj televiziv “Gra te Lira”.
Nora Abdullahu – një grua që ka kontribuar përmes projekteve të saj të prindërimit duke lehtësuar situatat e shumë prindërve shqiptarë në Angli.
Emi Gjoni – një grua përçon vlera dhe ka mbështetur shumë gra të tjera përmes projekteve të saj me takimet e “Help Café” duke i ndihmuar ato në rritjen e konfidences.
Anila Kadija – një grua që me penën e saj ka promovuar shumë shqiptarë në mbarë botën dhe tashmë jep kontribut me shkollat shqipe si pjesë e shoqatës “Ardhmëria” në Londër.
Donika Berisha – një grua që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm me urtësinë e saj përkrah të shoqit, ish ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Mal Berisha
Zamira Rruspi – një grua që investuar shumë tek vetja dhe përveç punës së saj si mjeke kontribuon në ndihmë të komunitetit shqiptar me shkollat shqipe.
Bobbi Bicker – një grua që ka ndërtuar karrierën e saj nga fillimi në Angli dhe me artin e saj ka ngritur vlerat e gruas emigrante shqiptare.
Pranvera Sadria – një grua që ka dhënë një ndihmë të vazhdueshme për komunitetin e shqiptarëve në Birmingham me shoqatën e saj “Fredom to Stay”
Ilirjana Bajo – një grua që ka arritur shumë në karrierë dhe shërben si model për shqiptarët me punën e saj në Fondacionin Tony Blair.
Kjo perzgjedhje eshte bere ne baze te njohjes direkte qe kam me grate e lartpermendura dhe eshte bazuar kryesisht nga pervoja ime personale dhe frymezimi qe kam marre nga keto gra. Kjo nuk perjashton shume gra te tjera te cilat nuk i kam takuar ende.
Mirela Sula